Ankthi është një gjendje psikologjike dhe fiziologjike e ngritur si reagim ndaj situatave reale ose jo, frikësuese, të panjohura ose kërcënuese.

Të gjithë njerëzit provojnë në jetë ankth përpara apo pas situatave të caktuara, si një mënyrë pozitive për tu mbrojtur, për sa kohë funksioni i tij nuk bëhet pengesë për funksionimin dhe mirëqenien psikofizike të individit. Femrat janë dy deri në tre herë më shumë gjasa të vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar më shume se meshkujt.

Ankthi karakterizohet nga tipare psikologjike të sjelljes aq sa dhe fiziologjike. Ankthi i përgjithësuar është një shqetësim dhe mërzi e vazhduar e tepruar dhe jo realiste mbi pothuajse të gjitha rrethanat jetësore, që shoqërohet me një ndjenjë mungese kontrolli dhe një vigjilencë të lartë ndaj çdo stimuli të lidhur me situatat kërcënuese.

Ankthi dhe shqetësimi shoqërohen nga disa simptoma:

Simptomat

  • Paaftësi për tu qetësuar;
  • Ndjenjë lodhjeje ose lodhje e shpejtë;
  • Vështirësi në përqendrim ose bllokim i mendjes;
  • Irritueshmëri;
  • Tension muskulor;
  • Shqetësime gjumi.

Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar mund të jetë shpesh shoqërues i çrregullimeve të tjera si çrregullimet e humorit, çrregullime psikotike apo i problemeve të tjera shëndetësore, po ashtu mund të shoqërohet dhe me probleme ekonomike sociale. Zakonisht, nëse simptomat vazhdojnë për më shumë se gjashtë muaj është e mundshme që kemi të bëjmë me çrregullim ankthi të përgjithësuar.

Nevoja për trajtim spitalor, kur pacienti nuk është në gjendje të menaxhojë funksionimin e tij, por sëmundja menaxhon pacientin, sjelljet e tij atëherë ndjehet nevoja e trajtimit në kushtet spitalore.

Njerëzit që vuajnë prej saj janë gjithmonë të brengosur, të shqetësuar, të tensionuar dhe kjo gjendje vazhdon me kalimin e kohës, ndërsa sëmundjet fizike që shoqërojnë atë mund të jenë me ndërprerje. Ankthi shpesh mund të jetë i lidhur me situata familjare, pune ose paraqitet pa ndonjë shkak të vërtetë. Ankthi ndikon shume në aktivitetet e përditshme. Një në 50 njerëz zhvillojnë këtë sëmundje në një moment të jetës dhe gratë janë më të ndjeshme se meshkujt.

  • Pranimi – është pothuajse gjëja më e vështirë që i sfidon njerëzit. Pranimi i një situate të tillë që ka ndodhur dhe shikimi nga e ardhmja dhe jo nga ajo se “po të mos ndodhte”, edhe ashtu gjërat që kanë ndodhur nuk mund të kthehen, andaj pse të tundoni veten me të kaluarën në vend se të shikoni nga e ardhmja. Nuk ka një shkak gjendja e ankthit, por edhe në qoftë se ka janë disa faktorë që luajnë një rol të rëndësishëm.

Faktorët riskues

-Fiziologjike:

  • Shpeshtim i rrahjeve të zemrës
  • Diarre
  • Pagjumësi, lodhje dhe dobësi
  • Rritje e presionit të gjakut Rritje e frekuencës respiratore
  • Diaforezis,pupila të dilatuara
  • Dridhje të zërit, të dridhura të përgjithshme
  • Urinim i shpeshtë
  • Të vjella, skuqje ose zbehje
  • Tharje të gojës
  • Dhimbje trupore: gjoksi, kurrizi
  • Diskonfort i përgjithshëm
  • Ngrohje ose ftohje trupore e menjëhershme

– Emocionale:

  • Frikë\droje. Nuk do ndihmë
  • Është nervoz, nuk ka besim tek vetja
  • Ka frikë, ndjell ters
  • Humbet kontrollin. Është i tensionuar
  • Është i paaftë për t’u relaksuar
  • Paaftësi përqendrimi / vëmendjeje
  • Harresa të herëpashershme
  • Bllokim mendimesh (paaftësi për t’u kujtuar)
  • I orientuar më tepër ndaj të shkuarës, sesa ndaj të tashmes e të ardhme.

Trajtimi

Trajtimi me medikamente dhe trajtimi psikoterapeutik:

Ka një shumëllojshmëri të trajtimeve në dispozicion për çrregullim të ankthit të gjeneralizuar.

  • Antidepresivët: Janë përdorur zakonisht për të trajtuar depresionin, por edhe për të zvogëluar simptomat e ankthit, ilaçet kundër depresionit janë efektive dhe në lehtësimin e simptomave të ankthit në të paktën tek gjysma e njerëzve që vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar. Antidepresivët veprojnë duke ndërhyrë me neurotransmetuesit si serotonina që mund të shkaktojë ankth. Ilaçet kundër depresionit kërkojnë të paktën 2-3 javë që të japin efektet e dëshiruara.

Disa pacientë e ndërpresin mjekimin pas rreth një javë, sepse ata shohin përmirësim por bëjnë gabim, duhet t’i jepni kohën e nevojshme ilaçit për të arritur në përfitim të shëndetit, ri-konsultimi me mjekun specialist është shumë i nevojshëm për rregullimin e marrjes së mjekimit.

  • Anksiolitikët duke përfshirë disa medikamente efektive. po japim disa shembuj të shkurtër: Medikamente si benzodiazepinat si clonazepam (Klonopin) dhe lorazepam (ativan) janë më të dobishme në ndalimin e simptomave të rënda te ankthi. Gjithashtu alprazolam (Xanax) është përdorur shpesh për të trajtuar ankthin, kohëzgjatjen e tij të shkurtër të veprimit, ndonjëherë mund të rezultojë që pacienti ta përdorë pa kriter. Buspirone: ajo është një prej ilaçeve të përshkruara për çrregullim ankthit të përgjithësuar, është një qetësues që vepron në serotonin, një kimike të trurit që mund të shkaktojë simptoma ankthi. Që ajo të jetë efektive duhet të paktën dy javë, të fillohet me një dozë të ulët dhe një plan të mirë trajtimi, bazohet në supozimin për të paktën tetë javë, dhe gjatë kësaj kohe të ndiqen me rigorozitet këshillat dhe rikonsultimi tek mjeku psikiatër për çdo efekt të pritshëm ose jo, si shkak i mjekimit. Efekti i saj terapeutik shfaqet pas 1 jave përdorimi, fillimisht me doza të vogla pastaj në doza normale dhe pas dukjes së përmirësimit duke e reduktuar dozën gjersa të arrijmë në dozën mbajtëse për trajtim afatgjatë dhe ka treguar superioritet duke dhënë efekte shumë të mira në simptomat e ankthit. /Qsut.gov.al /Limit.al