Tiparet më të adhurueshme dhe një e metë për çdo shenjë horoskopi

Dashi

Tiparet e ardhurueshme: optimist, i vendosur dhe i ndershëm. Këmbëngulja juaj e vazhdueshme do t’ju rezervojë një karrierë të suksesshme. Jeni përherë optimist dhe kjo jua gëzon jetën.

E meta: Agresiviteti i tepruar. Askush nuk i bën ballë zemërimit të Dashit, që në shumicën e rasteve është i paparashikueshëm.

Demi

Tiparet e ardhurueshme: i besueshëm, i devotshëm dhe i përgjegjshëm. Jeni një mik perfekt. Të tjerët e dinë që mund të mbështeten te ju për çdo gjë.

E meta: Bëheni të bezdisshëm. Një Dem do gjithnjë rroba të shtrenjta, ushqime të mira, seks pafund, produkte luksoze dhe ndonjëherë të panevojshme. I do aq shumë sendet e veta, sa bëhet i padurueshëm.

Binjakët

Tiparet e ardhurueshme: intelektualë, përshtateni me të tjerët dhe jeni zgjedhja perfekte për shoqëri. Jeni njerëzit më të mirë për të realizuar një dialog të vlefshëm. Dëgjoni me kujdes dhe këshillat tuaja janë më të duhurat.

E meta: Pandershmëria. Siç pritej, Binjakët thonë gjëra të ndryshme te personat e ndryshëm si pasojë e paqëndrueshmërisë në karakter.

Gaforrja

Tiparet e ardhurueshme: besnik, i ndjeshëm dhe i fortë. Të gjithë e dinë se Gaforret janë një shenjë emocionale, por ju nuk dorëzoheni kurrë. Ndonjëherë ju kap një nerv i çuditshëm, por gjithsesi nuk hiqni dorë lehtë.

E meta: Adhuron personat e gabuar. Gaforret lidhen shumë emocionalisht me të tjerët dhe kjo i konsumon si njeri. Zakonisht hedhin posht veten, ndërsa të tjerët i vendosin në kupë të qiellit.

Luani

Tiparet e ardhurueshme: bujar, i lumtur dhe gazmor. Nuk keni frikë të jeni në qendër të vëmendjes, përkundrazi jeni shpirti i skuadrës.

E meta: Krenaria. Krenaria është e rëndësishme për karakterin e një personi, por Luanët e teprojnë. Zakonisht ndodh të jenë arrogantë dhe mendojnë vetëm për veten.

Virgjëresha

Tiparet e ardhurueshme: punëtorë, praktikë dhe të besueshëm. Një perfeksionist që vetëm punon dhe analizon çdo detaj dhe për shumë njerëz planet tuaja janë të paarritshme. Por këmbëngulja është e vazhdueshme dhe kjo gjë ju sjell shumë përfitime.

E meta: Inati. Virgjëreshat e kanë të rëndësishme të jenë gjithnjë në vend të parë dhe diçka e tillë mund të shoqërohet edhe me inat.

Peshorja

Tiparet e ardhurueshme:  i sinqertë, i ndershëm dhe romantik. Jeta juaj fokusohet në një gjë të vetme: të gjesh mesin e artë. Me një dashuri të madhe për të dhënë, jeni për t’u përgëzur për faktin që bëni përherë zgjedhjet e duhura.

E meta: Mburravecë. Peshoret e kanë tepër të rëndësishme dukjen dhe krenohen vazhdimisht për pamjen e tyre. Më mirë mbajuani larg pasqyrën.

Akrepi

Tiparet e ardhurueshme: i shkathët, i guximshëm dhe pasionant. Njerëzit kanë frikë t’ju nxehin, sepse realisht nuk keni kurrë frikë. Dhe është guximi ai që ju bën të ecni përpara.

E meta: Epshi. Ka shumë pasion brenda zemrës së Akrepit, por nga ana tjetër kjo gjë ndikon për t’i vështirësuar punët me dashurinë. E kanë shumë të vështirë të dashurojnë.

Shigjetari

Tiparet e ardhurueshme: bujar, idealist dhe optimist. Miqtë tuaj frikësohen se ndonjëherë nuk jeni me këmbë në tokë. Kjo ndodh për shkak të optimizmit tuaj që kombinohet me idealizmin.

E meta: Tradhtia. Shigjetarët janë flirtues dhe sa më shumë njerëz të rinj në shtratin e tyre, aq më mirë.

Bricjapi

Tiparet e ardhurueshme: i disiplinuar, punëtor dhe pragmatik. Jo më kot shkoni mirë me Virgjëreshën, sepse jeni të disiplinuar, punëtorë dhe analizues detajesh.

E meta: Lakmia. Një Bricjap është konkurrues dhe tepër punëtor, por do sa më shumë gjëra të jetë e mundur, duke e tepruar vazhdimisht. Më pas, do thjesht të mburret me arritjet e veta.

Ujori

Tiparet e ardhurueshme: i ndershëm, i drejtë dhe keni një shpirt humanitar. Jeni përherë gati për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Ndiheni keq kur të tjerët nuk janë mirë dhe përgjithësisht bëni ç’të mundeni për t’i ndihmuar.

E meta: Një profet jo dhe aq i vërtetë. Ujorit i pëlqen që të tjerët ta ndjekin dhe mendon se di gjithçka, kur në fakt – si të gjithë njerëzit e tjerë – ka pafund të meta.

Peshqit

Tiparet e ardhurueshme: i ndjeshëm, i besueshëm dhe intuitiv. Ka raste që natyra juaj naive ju sjell probleme, pasi njerëzit edhe mund të përfitojnë. Por për fat të mirë, ju gjithmonë mundoheni të gjeni më të mirën tek njerëzit që ju rrethojnë.

E meta: Dembelizmi. Peshqit ecin me një ritëm shumë të ngadalë dhe jashtë rrymës. I marrin gjërat me tepër përtesë dhe zakonisht ngelen mbrapa të tjerëve./ Anabel.al