“Mos u afro më në klub”, zbulohen prapaskenat e “përplasjes” mes Messit dhe klubit të PSG

Pezullimi i Leo Messit nga klubi i Paris Saint Germain shokoi mbarë opinionin sportiv në Francë dhe jo vetëm.

E marta e datës 2 maj 2023 do të mbahet mend gjatë per atë qe ndodhi mes argjentinasit dhe klubit parizien. 35-vjeçari udhëtoi drejt Arabisë Saudite, për nënshkrimin e një kontrate sponsorizimi, ndërkohë që kishte planifikuar të kthehej ditën e enjte në stërvitje me skuadrën.

Por, klubi, i revoltuar pas humbjes ndaj Lorient në shtëpi, vendosi të anulonte dy ditët e pushimit dhe të martën e ktheu stërvitje.

Të hënën, Messi i kërkoi PSG-së leje për të udhëtuar sepse kishte ditë pushimi të planifikuara me kohë dhe se ishte dicka qe ishte diskutuar më parë. Kur argjentinasi po fluturonte drejt Arabisë Saudite, klubi papritmas ndryshoi planet dhe i komunikoi se duhej të paraqitej në stërvitje, të marten në mëngjes.

Sulmuesi ka mbetur i befasuar nga kjo sjellje dhe aty ka ardhur krisja e thellë mes tyre. Sipas medieve spanjolle, kampioni i botës, eshte irrituar jashtë mase me këtë sjellje të klubit dhe drejtuesëve, kryesisht të Presidentit Nasser Al-Khelaifi.

Lionel Messi nuk do të paguhet gjatë pezullimit të tij dy javor dhe veç kësaj lojtarit i është komunikuar të stërvitet veçmas dhe jo me grupin e ekipit. Në Spanjë shkruajnë se numri 1 i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi goditi grushtin e tij në tryezë për të treguar ‘se asnjë lojtar nuk është mbi institucionin e PSG’./Limit.al