Masakër në Beograd/ I mituri qëllon me armë brenda klasës, 1 vrarë, disa të plagosur! (PAMJET)

SERBI– Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të mërkurë Beogradin. Raportohet se si pasojë e të shtënave në një shkollë ka mbetur i vrarë roja si dhe janë plagosur disa fëmijë. Mësohet se autori i masakrës ësntë një djalë 14 vjeç. Siç mund të shihet nga pamjet forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po ashtu shihet një numër i lartë i autoambulancave që po transportojnë të plagosurit

I mituri ka marrë një armë zjarri në banesë dhe ka shkuar në shkollë ku ka hapur zjarr mbi shokët e klasës duke i lënë ata të plagusur. Dy prej nxënësve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Po ashtu me burime jo të konfirmuara mediat serbe shkruajnë se mes të plagosurve që janë disa ka dhe viktima por kjo mbetet për tu konfirmuar në minutata në vijim. Ndërkohë, autori është vënë në pranga