Humbi vajzën e vetme nga mbidoza, Çun Lajçi i dedikon poezinë: “M’ka grryer vetmia, duke kërkuar hijen tënde”

Aktori Çun Lajçi humbi vajzën e tij Bubulina 6 vite më parë, nga mbidoza. Lajçi e kujton shpesh me dedikimet që i bën duke treguar se dhimbja nuk i është zbehur në këto vite.

Vajza e ndjerë e cila ishte në profesion aktore, është çdo ditë në mendjen e të atit dhe me poezinë e fundit, aktori prek me fjalët teksa tregon vetminë dhe kërkon praninë e të bijës në çdo vend.

Në postimin e tij në Facebook Çun Lajçi shkruan se në këto vite nuk kanë munguar vizitat në varrin e të bijës. Po ashtu thotë se nuk ka arritur t’i hedhë dot në letër këto rreshta, për shkak të vetmisë që e gërryente prej mungesës dhe boshllëkut që i la humbja e vajzës.

Postimi i Çun Lajçit

Urime ditëlindja Bubulinë
(02.05.1983)
S’kam harrua më t’shkrua, vonua po, por harrua s’kam,
shumë muej janë ba pa vu shkronja n’letër,
pesë vite s’rreshta tue ardhë me puthë,
gurin tand n’Drelaj!

S’kam harrua më shkrua, por mujtë s’kam,
se gërrye m’ka vetmia,
tue kërkua hijën tande, rrugëve tua,
rrugëve t’mia!

Vonua jam, por s’kam harrua
sot ditëlindjen e ke
që, po i ve shkronjat n’letër:
– Unë pesë vite ma i plakun, Ti pesë vite ma e re!
Bubulinë, urime ditëlindja./Limit.al