Thuhet se pinguinët i deklarojnë dashurinë partnerit të tyre çdo ditë dhe e bëjnë këtë me një britmë të madhe, që të gjithë ta dëgjojnë.
Nuk u intereson krenaria dhe nuk duan ta dinë për turpin.
Kur shohin dikë që e duan, fillojnë të kërcejnë për t’i treguar se sa të lumtur janë që janë takuar.
Ata janë shembull i besnikërisë, sepse janë monogamë dhe shpesh kanë një partner gjatë gjithë jetës së tyre, përveç rasteve kur ngordh një pinguin i dashur.
Ata janë vetëmohues në rolin e tyre prindëror dhe ndajnë njësoj përgjegjësinë e rritjes dhe ushqyerjes së të vegjëlve. Ata ndërtojnë fole për ta së bashku. Ata janë të butë ndaj të vegjëlve dhe janë të lidhur vazhdimisht me ta.
Komunikimi është shumë i rëndësishëm për pinguinët, kështu që ata vazhdimisht i pëshpëritin diçka partnerit të tyre. Ndodh gjithashtu që të shpërthejë një debat, por çdo mosmarrëveshje përfundon në mënyrë konstruktive.
Pinguinët nuk janë vetëm të bukur, por janë edhe shumë romantikë, kur është fjala për të propozuar shokët e tyre.
Në thelb ekzistojnë dy tradita që lidhen me historinë e dashurisë dhe të propozimeve tek pinguinët. Ato bëjnë pjesë në grupin e kafshëve që zgjedhin bashkëshortet e tyre për të kaluar jetën.
Kur një pinguin mashkull bie në dashuri me një pinguin femër, ai kërkon në të gjithë bregun për të gjetur guralecin e përsosur dhe kur ai më në fund e gjen atë shkon duke u tundur drejt saj dhe vendos gurin para këmbëve të saj. Nëse ajo e merr guralecin, kjo do të thotë se e pranon propozimin.
Gjatë sezonit të çiftëzimit pinguini mbledh në plazh guralecë për t’i pasur në zotërim. Çdo pinguin do t’i japë guralecin e përsosur atij ose asaj që dëshiron më shumë. Nëse guri pranohet, ata janë çift për gjithë jetën. /Telegrafi – Limit.al