Përbërësit: 350 gr makarona penne, 150 gr salcë pesto, 100 gr djath i grirë, pak kripë
Përgatitja: Nëse kemi salcën pesto të përgatitur, fillojmë direkt duke vendosur një tenxhere me ujë të bollshëm në zjarr.
Pasi uji ka zier, hedhim kripën dhe shtojmë makaronat penne. I lemë të ziejnë makaronat në kohën e mjaftueshme. Pasi makaronat kabë zier i kullojmë dhe i shplajmë me pak ujë.
Hedhim makaronat në një enë dhe shtojmë direkt salcën pesto. E trazojmë mirë që e gjithë salca të përzihet.
I shërbejmë makaronat penne me pesto dhe sipër i shtojmë pak djath të grirë.
T’ju bëjë mirë! /artigatimit.com /Limit.al