Kurti dhe Vuçiç NDAHEN pa marrëveshje për Asosacionin, Borrell: Palët kanë dallime shumë të mëdha

BRUKSEL”Palët kanë dallime shumë të mëdha për Asosacionin”, kjo është deklarata e Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell pas përfundimit të takimit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Ai tha se në takim është diskutuar për implementimin e ujdisë së arritur në Ohër. Ndërsa shtoi se është arritur marrëveshja për të pagjeturve e që sipas tij nuk ka qenë aspak e lehtë. Borrell deklaroi se palët kanë avancuar mjaft shumë edhe për zbatimin e Asociacionit.

Josep Borrelll: Palët kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm për themelimin e Asociacionit. Kjo marrëveshje është dakorduar para dhjetë vitesh. Ekipi menaxhues i përbërë nga serbët e Kosovës kanë prezantuar draftin e parë që nuk është përfundimtarë. Përshëndes faktin që ky draft tashmë u hodh në tryezë. Siç pritej këndvështrimet mes palëve janë shumë të largëta sa i përket natyrës së Asociacionit. Nuk është se kam pritur diçka tjetër. Por edhe nëse nuk pajtohen, ata janë pajtuar që të fillojnë negocimin.

Në fund shefi i diplomacisë europiane u shpreh se draft-statuti i Asociacionit i prezantuar sot në Bruksel nuk është final, por vetëm do të shërbejë si pikë fillestare për negociata të mëtejshme. Borrell bën thirrje që palët duhet të angazhohen me mirëbesim dhe të janë të gatshme për kompromise./Limit.al