Aktori i njohur i ‘Portokallisë’ Irgen Çela ka rrëfyer për foton me aktorin e famshëm, Al Pacino. I ftuar në ‘Ftese në 5 ai rrëfeu se pak ditë më parë ai pati mundësinë të takonte yllin e kinematografisë Al Pacinon, njëkohësisht idhulli i tij prej shumë vitesh.
“Bileta për të shkuar atje ku ishte ai kushtoi 300 euro, kurse për të shkrepur këtë fotografi pagova 500 euro… Ishin më shumë se 1000 vetë të pranishëm dhe shumë prej tyre po prisnin në radhë”, shpjegoi Xhoda.
Më tej ai kujtoi edhe dialogun e shkurtër që bëri me të. “Më vonë e perceptova atë momentin e vogël që e takova dhe i thashë në anglisht që kisha ardhur nga Shqipëria për ta takuar. Ai më tha “m’u bë qejfi” dhe më vonë kur dola që andej kuptova që unë kisha komunikuar me atë”,– tha i emocionuar Xhoda./TCH