Superliga, Tirana gjithnjë e më pranë titullit kampion, mposht Kastriotin në “in extremis”

Tirana afrohet gjithnjë e më shumë me titullin kampion. Bardheblutë mposhtën në frymën e fundit Kastriotin me rezultatin 1-0. Heroi i skuadrës së Orges Shehit ishte Ardit Hila, i cili i dha triumfin kryeqytetasve.

Sfida e luajtur në ‘Elbasan Arena’ pa një pjesë një pjesë të parë të kujdesshme nga të dyja skuadrat, të cilat menduan më shumë që të mos pësojnë, ndërkohë që rastet e rrezikshme në portat respektive munguan.

Fraksioni i dytë i lojës solli një tjetër tablo. Kruatën e nisën më mirë, ku dhanë sinjalin e parë me Stojanoviç, por Lulaj i mohon golin.

Në minutën e 55-të, bardheblutë rrezikojnë me Hasanin, por goditja e tij përfundon jashtë.

Në minutën e 57-të Kastrioti rrezikon sërish. Mehmeti provon nga distanca, por topi shkon pak centimetra sipër traversës.

Kur gjithçka u duk se takimi do përfundonte në baraspeshë, Tirana gjen golin e triumfit dhe të suksesit në minutën e 91-të. Pas një krosimi në zonë, Hila gjen topin dhe godet me kokë, duke e çuar topin në fundin e rrjetës.

Pas 31 javëve kampionat, Tirana kryeson renditjen me 59 pikë, 5 më shumë se Partizani ndjekës i vendit të dytë./Limit.al