Deklarata e FORTË e akademikut serb: Vuçiç e di që Kosovën e kemi HUMBUR në vitin 1999

SERBI-Akademiku serb, Dushan Teodoroviç ka tronditur politikën këtë të shtunë pas një deklarate të fortë ku u shpreh se Serbisë i kushton çdo vit, çdo muaj, çdo ditë dhe çdo minutë që kur Aleksandër Vuçiç është në pushtet. Gjatë një interviste për Danas, Teodoroviç tha Vuçiç e di se Kosovën e kanë humbur në vitin 1999. Teodoroviç thotë se pasojat e vendimeve të njëanshme të Vuçiç janë kudo.

Dushan TeodoroviçQoftë për tensionet e vazhdueshme në Kosovë, Beogradi i çuditshëm mbi ujë, ndërtimi i stadiumit kombëtar të futbollit apo emërimi i hajdutëve intelektualë Sinisha Mali, Aleksandar Shapiç apo Jorgovanka Tabakoviç në postet më përgjegjëse në vend. Edhe gjendja aktuale në Kosovë, pa dyshim, është rezultat i vendimeve të njëanshme të një njeriu narcisoid dhe arrogant, i cili për arsye të panjohura për mua i ka caktuar vetes një rol mesian.

Ndër të tjera akademiku serb tha se është e trishtueshme që më shumë njerëz nuk ngrihen në këmbë dhe të paktën ta kundërshtojnë publikisht.

Dushan Teodoroviç Serbia po shembet dita-ditës jo për shkak të Aleksandar Vuçiqit, por për shkak të frikacakëve dhe paaftësisë dhe pavendosmërisë sonë për të thyer regjimin e tij me demonstrata, grevë të përgjithshme dhe të gjitha format e mundshme të rezistencës civile. Aleksandar Vuçiç që nga fillimet e tij gënjen dhe mashtron qytetarët e Serbisë dhe serbët nga Kosova. Një seri e tërë e lëvizjeve dhe deklaratave të tij gjatë dhjetë viteve tregojnë se ai gjithmonë përpiqej të tregohej si evropian jashtë Serbisë, ndërsa në të njëjtën kohë ishte një serb i madh në Serbi dhe Republika Srpska./Limit.al