Britanikët nuk duan që Camilla të marrë titullin “Mbretëreshë”, vetëm 2% e njohin atë

Titulli “mbretëreshë” i gruas së Mbretit Charles, duket se nuk iu pëlqen britanikëve. Sipas një sondazhi të kompanisë kërkimore “Deltapoll”, të publikuar nga gazeta “Mirror”, një javë para kurorëzimit të pasueses së të ndjerës Elizabeth, vetëm 2% e njohin atë.

Sipas rezultateve të sondazhit 36% e të anketuarve preferojnë titullin “gruaja mbretërore” për Camilla, ndërsa vetëm 2% e konsiderojnë atë Mbretëresha e Britanisë. Për më tepër, 21% argumentojnë se gruaja e dytë e djalit të madh të Elizabeth nuk duhet të ketë asnjë titull.

Por pavarësisht sondazhit, brenda një jave nga sot, më 6 maj, Camilla Parker Bowles në një ceremoni historike në Westminster Abbey do të bëhet mbretëreshë përkrah të dashurit të saj Charles.

Megjithatë, për shumë britanikë, Camilla do të jetë zyrtarisht zonja e Charles, vendi i saj në familjen mbretërore nuk ishte kurrë një shqetësim për Charles, por sipas të afërmve të tij ishte “diçka që ai donte të diskutonte” me nënën e tij para se të ishte tepër vonë.

Buckingham përdori për herë të parë termin “Mbretëresha Camilla” në ftesën e kurorëzimit, e cila u është dërguar rreth 2000 të ftuarve të shquar. Dyshimet dhe debatet për vendin e Camilla-s në Shtëpinë e Windsor datojnë që nga janari i vitit 1999. Princi i atëhershëm i Uellsit Charles dhe gruaja e tij bënë paraqitjen e tyre të parë publike si çift në hotelin Ritz në Londër.

Britanikët u pyetën gjithashtu se kush mendonin se e kishte dëmtuar më shumë reputacionin e monarkisë kohët e fundit, me një rezultat të ngushtë prej 46% që përmendën Princin Andrew dhe 43% Princin Harry.