Pasojat botërore të gjyqit ndaj Donald Trump dhe teoria e “udhëheqësit të çmendur”

Nga Federiko Rampini

Në çfarë bote do të jetonim, nëse Donald Trump do të kishte qenë në Shtëpinë e Bardhë në vend të Joe Biden në fillim të vitit 2022, kur Vladimir Putin vendosi të pushtonte Ukrainën? Në çfarë bote do të jetojmë nëse Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë?

Apo nëse që nga janari i vitit 2025, SHBA-ja do të ketë në krye një tjetër president republikan,  ndikuar nga Trumpizmi? Këto janë pyetjet që po bën pjesa tjetër e botës. Më shumë se të vlerësojnë qëndrueshmërinë e pretendimeve të prokurorit Alvin Bragg (të paqëndrueshme, edhe sipas shumë demokratëve të spikatur), më shumë sesa të përfshihen në ndërlikimet e një procesi të shtyrë për shumë muaj, më shumë sesa të bëjnë gjykime përfundimtare mbi gjendjen e demokracisë amerikane, evropianëve, kinezëve, rusëve, indianëve dhe gjithë atyre që banojnë jashtë Shteteve të Bashkuara, do të dëshironin të kishin një lloj ideje mbi politikën e jashtme të ardhshme të superfuqisë kryesore të botës.

Gjyqi ndaj Trump mund të jetë një shtëpi prej letre”, një teoremë e njollosur nga partishmëria e një prokurori të shumëpërfolur.  Por ai ngre pikëpyetje në të gjithë botën mbi forcën dhe vazhdimësinë e lidershipit amerikan, si për shembull mbi Luftën UkrainësNatyrisht vetë Trump nuk ka dyshime për këtëAi ka përsëritur disa herë dy deklarata.

“Nëse do të isha president, Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën”. Vetëm unë mund të parandaloj një Luftë të Tretë Botërore.

Por historia hipotetike, ajo e bërë me nëse, është sipas përkufizimit një histori fiktive, e cila nuk ka një rigorozitet shkencor. Ajo është një ushtrim i dobishëm, vetëm nëse trajtohet me shumë maturi, duke deklaruar paraprakisht kufijtë e sajNdonjëherë shërben për të hedhur dritë mbi dyshimet dhe kontradiktat në lidhje me historinë reale.

Sa për t’ia filluar, çfarë elemente ekzistojnë për të mbështetur pretendimet e Trump? Atij duhet ti jepet njëfarë besueshmërie. Putini e ka pushtuar Ukrainën dy herë, në vitin 2014 kur arriti të aneksonte Krimenëdhe më pas më 24 shkurt 2022.

Në të dyja rastet, zgjodhi të sulmonte kur në Shtëpinë e Bardhë ishte një president demokrat, Barack Obama në vitin 2014 dhe Joe Biden në vitin 2022. Kjo nuk është provë se ai nuk do të kishte sulmuar gjatë presidencës Trump, por mund të vërtetojë idenë se presidentëve demokratë u mungon aftësia parandaluese në krahasim me një person si Trump.

Për më tepër, diktatorët e tjerë, nga Assad në Siri tek Kim i Koresë së Veriut, guxuan të ndërmarrin veprime më agresive nën Obamën dhe Biden, sesa gjatë mandatit të parë 4-vjeçare të TrumpPor ndryshe nga klishetë, Trump nuk e ka treguar veten si një luftënxitës. Nën presidencën e tij, Shtetet e Bashkuara nuk nisën ndërhyrje të reja ushtarake jashtë vendit. Përkundrazi përgatitën tërheqjen nga Afganistani (që më vonë u zbatua shumë keq nga Biden). Në thelb, Trump ia atribuon vetes besueshmërinë ndërkombëtare të atij që arrin t’i fusë frikën kundërshtarit pa pasur nevojë të përdorë mjete ushtarake.

Në atë kohë, dikush rikujtoi “teorinë e udhëheqësit të çmendur (e cila u përdor dikur për Richard Nixon):nëse do të mundesh ta sh armikun të besojë se mund të përdorësh çdo gjë kundër tij, përfshirë armët bërthamore, atëherë mund ta mposhtësh pa luftë.

Tek e fundit, është teoria që Putin po e përdor prej muajsh kundër Perëndimit, duke përsëritur kërcënimet e tij bërthamore me një rregullsi të përpiktë. Një version tjetër i historisë, më pak i favorshëm për Trumpka të bëjë me akuzën se ai do të kishte shmangur vërtet luftën në Ukrainë, por duke ia dhënë atë Putinit.

Dhe kjo mund të bëhej me një nga ato marrëveshjet  të hapura apo nën tryezë  të cilat ishin gati të bënin në janarin e vitit 2022 shumë liderë evropianë, mjaft që të shmangej pushtimi. Trump ka qenë gjithmonë dyshues ndaj Ukrainës në përgjithësi dhe Volodymyr Zelensky në veçanti.

Ndërkaq, ai ka pasur gjithmonë një simpati për Vladimir Putin. Ndoshta ai mund ta kishte shmangur pushtimin e Ukrainës, por duke i dhënë Rusisë një të drejtë të përhershme për ndërhyrje në politikën e Kievit, ndoshta me një marrëveshje mbi një neutralitet pro-rus, dhe me një veto të përhershme të Moskës kundër pranimit  Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Gjithsesi jemi në fushën e hipotezave, edhe pse ndoshta të mundshme për t’u bërë realitet. Unë do të shtoja se këto lloj lëshimesh ndaj Putinit, të cilat Macron apo Scholz do ti kishin nënshkruar pa hezitim, përputhen me logjikën e kompromisit midis superfuqive, që teorizohet nga doktrina gjeopolitike më konservatore, nga realpolitika e të djathtës.

Dhe fakti që koston e paguajnë popujt më të vegjëlcilësohet një dëm anësor i pashmangshëm, si e keqja më e vogël për të shmangur konfliktet e drejtpërdrejta mes superfuqive. Një përgjigje kritike ndaj pyetjeve hipotetike të mësipërme duhet të përfshijë çështjen e aleancave.

Trump e lavdëron rekordin e tij në politikën e jashtme, sepse ai nuk nisi luftëra të reja dhe frenoi lakminë e diktatorëve. Megjithatë, Biden ka aftësinë që ta ribashkojë Perëndimin, të ripërtërijë rolin origjinal të NATO-s (tani e përforcuar me Finlandën dikur neutrale), dhe forcojë aleancat edhe në Lindjen e Largët me Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë dheFilipinet.

Aleatët dhe partnerët keqtrajtuan jo rrallë nga Trumpqë në këtë mënyrë e privoi veten nga një burim i vlefshëm. Në lidhje me Kinën, Trump mund të argumentojë se kishte të drejtë, se ai hapi sytë e amerikanëve ndaj rrezikut që paraqet Pekini. Zgjedhjet e Biden në këtë aspekt e kanë konfirmuavizionin e Trump.

Ndërsa udhëheqësi republikan u kritikua kur ishte në Shtëpinë e Bardhë për tarifat që vendosi ndaj produkteve kineze, Biden nuk i shfuqizoi ato. Madje u shtoi një embargo ndaj eksporteve të teknologjisë. Vazhdimësia në politikën e SHBA-së ndaj Kinës, mund të shihet si një konfirmim se Trumpizmi në këtë aspekt ka bërë për vete edhe njerëz në të majtë.

Çfarë do të thotë kjo në të ardhmen?  rast se hetimi i prokurorit Alvin Bragg dp të risjellë Donald Trump në qendër të vëmendjes botërore, ndoshta për të shtuar shanset e tij ndaj kandidatëve të tjerë republikanë për nominimin zyrtar, çfarë pasojash mund të ketë kjo mbi politikën e jashtme të ardhshme të Shteteve të Bashkuara?

Ne kemi parë javët e fundit se një nga rivalët e mundshëm  Trump në Partinë Republikane, guvernatori i Floridës Ron DeSantis, u ndje i detyruar të ndiqte bazën trumpiane duke shfaqur një qasje “izolacioniste në raport me Ukrainën.

Ai e përkufizoi luftën atje si një mosmarrëveshje territoriale, që nuk rrezikon interesat jetike të Shteteve të Bashkuara”. Por ky qëndrim kritikua ashpër nga disa republikanë të tjerë, ndaj DeSantis u detyrua të tërhiqej. Megjithatë, deklarata e tij ishte domethënëse për atë që mund të shohim në vazhdim.

Ai i ka dërguar pjesës tjetër të botës sinjalin se zgjedhjet e ardhshme presidenciale  sidomos nëse Trump luan një rol udhëheqës në to – do të vënë në pikëpyetje disa zgjedhje të administratës specifike të Biden. Në këtë kuptim, më shumë sesa “kështjellën e brishtë akuzave të prokurorit Bragg kundër Trump, pjesa tjetër e botës po analizon pasojat e saj në popullaritetin e Trump tek e djathta në SHBA dhe kudo në botë./Corriere della Sera – Limit.al