Rreth 4.3 milionë njerëz përdorin cigare elektronike dhe sipas shumë studimeve ky zakon mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme të mushkërive, t’ju bëjë më të lodhur dhe në disa raste, të rrisë rrezikun e kancerit.

Ekspertë të lëkurës kanë paralajmëruar se këto cigare mund të dëmtojnë gjithashtu lëkurën tuaj.

-Ai shkakton plakje të parakohshme

Nikotina në lëngun e avullit mund të shpërbëjë kolagjenin, i cili shkakton linja, rrudha dhe lëkurë të varur”, tha Dr Salome Dharamshi, dermatologe

Lëkura e varur gjithashtu ngushton enët e gjakut. Kjo i privon qelizat kryesore të lëkurës nga oksigjeni dhe ushqimi dhe lëkura fillon të ulet dhe rrudhet para kohe.

 -Lëkura thahet

Me plakjen e parakohshme vjen lëkura e thatë dhe kjo për faj të propilenglikolit, një kimikat i spikatur në cigaret elektronike. Thithja e këtij kimikati mund të thajë lëkurën tuaj pasi thith ujin nga trupi dhe lëkura juaj, duke e privuar atë nga hidratimi thelbësor.

-Mund të shkaktojë ose përkeqësojë aknet

Avullimi i rregullt mund të shkaktojë ose edhe të përkeqësojë kushtet e lëkurës që keni tashmë.

“Inhalimi i toksinave gjatë avullimit do të ndikojë në efektin mbrojtës të barrierës së jashtme të lëkurës dhe do ta përkeqësojë problemin e inflamacionit kronik,” shpjegojnë ekspertët. /Syri.net /Limit.al