Inter dhe Juventus synojnë Kupën e Italisë, zikaltërit kërkojnë të “thyejnë” tabunë

Sonte në mbrëmje do të luhet derbi i Italisë, Inter-Juventus, kësaj radhe për llogari të Kupës së Italisë.

Në ‘San Siro’ do të luhet akti i dytë i gjysmë-finales së kompeticionit. Takimi i parë i luajtur në Torino përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1 dhe gjithçka mbetet e hapur për kualifikim.

Më të favorizuar shihen zikaltërit, që në mbështetjen edhe të publikut të tyre, mund të shtyjnë përpara dhe të shkojnë në finale.

Inter shpreson të thyejë tabunë ‘Juventus’ në këtë fazë të kompeticionit, një kundërshtar që gjithmonë ka rezultuar fatal në 6 herët që janë përballur në gjysmëfinale.

Ndërkohë, përpara duelit, në konferencën për shtyp për mediet, trajneri i torinezëve, Allegri tha se skuadra e tij do të bëjë gjithçka për të shkuar në finale.

Juventusi dhe Interi janë përballur 35 herë në Kupën e Italisë, me bardhezinjtë që numërojnë 15 suksese, përballë 11 të zikaltërve, ndërkohë që 9 sfida janë mbyllur në barazim.

Juventus-Inter ka qenë finalja e Kupës së Italisë në tri edicione. Në vitin 1959 Juventusi fitoi 1-4, në 1965 sërish bardhezinjtë triumfuan 0-1 dhe më 11 maj 2022 Inter arriti sukses me shifrat 4-2./Limit.al