Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të marte, në fshatin Zejmen të Lezhës. Treni i pasagjerëve i linjës Shkodër-Laç ka aksidentuar një të moshuar.
E plagosur ka mbetur 65-vjeçarja Dila Prenga, e cila u transportua në spitalin e Lezhës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Treni ishte i mbushur me besimtarë, të cilët kishin vizituar ‘Kishën e Laçit’.
Mësohet se mashinisti ka paralajmëruar me sinjalizim dhe ka tentuar të frenojë, por sërish nuk e ka shmangur dot përplasjen me 65-vjeçaren.
Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Limit.al