Përbërësit për 4 persona: 200 gr misticanza (sallatë e përzier), 150 gr speck, 60 gr mjedër, 50 ml vaj ulliri, 1 lugë uthull mjedre, kripë dhe piper

Përgatitja: Lani dhe thani misticanza-n. Prisni gjysmën e speck në feta të holla, kurse gjysmën tjetër në formë shkopinjsh. Bashkoni në pjatë misticanza-n, speck-un e prerë në formë shkopinjsh. Shoqërojeni me seck-un, që e keni lënë në feta dhe zbukurojeni me mjedra, që i keni pastruar më parë me kujdes. Në një tas sallate, përzieni uthullën e mjedrës me kripë, piper dhe vaj ulliri. Lezetoni sallatën me salcën e përgatitur.

T’ju bëjë mirë! /Limit.al