Skënderbeu dhe Dinamo rikthehen në elitë, sigurojnë Superioren dy javë nga fundi

Skënderbeu siguroi matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore, dy javë përpara përfundimit të kampionatit në Kategorinë e Parë.

‘Bardhekuqtë’ triumfuan ndaj Turbinës së Cërrikut, me rezultatin 0-4 në transfertë.

Ky tripikësh bëri që klubi juglindor të sigurojë ngjitjen në elitë.

Skuadra e Ivan Gvozdenoviç renditet në vendin e parë me 48 pikë. Në këtë mënyrë, Skënderbeu rikthehet në Superligë, pas vetëm 1 sezoni në të Parën.

Ndërkohë biletën për t’u ngjitur në kategorinë e më të mirëve e preu edhe Dinamo.

Kryeqytetasit edhe pse u mundën në Lushnje nga vendasit me shifrat 2-1, siguruan ngjitje në elitë, duke përfituar nga humbja e Flamurtarit.

Vlonjatët pësuan disfatë në shtëpi ndaj Tomorit, me rezultatin 0-1. ‘Kuqezinjtë’ mbeten në vendin e tretë me 40 pikë, ndërsa komplikojnë situatën drejt rikthimit në Superligë, pasi vlonjatëve u duhet të luajtë në play-off./Limit.al