Shkodër, shpërthim me lëndë plasëse në lokalin e 65-vjeçarit, Limit.al sjell detaje nga ngjarja

Një shpërthim me lëndë plasëse, ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj së hëne, në qytetin e Shkodrës.
Një sasi lënde shpërthyese u vendos në lokalin e shtetasit Fran Kolbuçaj, në lagjen ‘Fermentimi’.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 1:38 pas mesnate, ndërsa kamerat e sigurisë kanë fiksuar 2 persona, të cilët dyshohen se mund të jetë autorët.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërkohë që uniformat blu kanë nisur hetimet.

Ishte vetë 65-vjeçari Kolbuçaj që ka njoftuar policinë, pasi kur ka shkuar për të hapur lokalin, ka konstatuar xhamin e derës të thyer.
Në njoftimin zyrtar të Policisë Shkodër, bëhet me dije se lënda shpërthye që është përdorur ka qenë i llojit ‘amonit malor’, i prodhuar në mënyrë artizanale.

Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve./Limit.al