Shkencëtarët kanë filmuar një peshk duke notuar në një thellësi të jashtëzakonshme në oqean, duke e bërë, vëzhgimin më të thellë të kësaj natyre që është bërë ndonjëherë.

Ky lloj peshku është i gjinisë Pseudoliparis dhe u filmua duke notuar në 8,336 m në thellësi.

Ai u filmua nga një vëzhgim autonom i hedhur në kanalin Izu-Ogasawara, në jug të Japonisë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Australisë Perëndimore bënë një parashikim 10 vjet më parë se peshqit ka të ngjarë të gjendeshin në thellësi 8200 deri në 8400 metra. Një dekadë hetimesh në mbarë globin e kanë konfirmuar këtë.

Megjithëse një ekzemplar nuk u kap për të identifikuar plotësisht llojin e tij, disa peshq u bllokuan pak më lart në ujërat e Japonisë në një thellësi prej 8,022 m.

Gjetja e peshqve Pseudoliparis belyaevi , vendosën një rekord për peshkun më të thellë të kapur ndonjëherë thonë studiuesit.

/rtsh.al-Limit.al