I intervistuan gjyshen, nipi kërcënon Rudina Xhungën, gazetarja: “Je një kriminel, analfabet që s’e ke rrugën e gjatë!”

Gazetarja Rudina Xhunga ka denoncuar një mesazh kërcënues që ka mbërritur në redaksinë e saj “Dritare” nga një komentues në rrjetet sociale.

Siç thotë gazetarja, mesazhi ka qenë nga një djalë i ri, i cili ka shkruar fjalë të rënda kërcënuese deri edhe me jetë. Për këtë arsye, Xhunga thotë se do t’i drejtohet jo vetëm denoncimit publik, por edhe institucioneve përkatëse.

Shkak është bërë një koment negativ në rrjetet sociale ndaj një gruaje të moshuar që kishte dhënë intervistë për “Dritare Televizion”. Nipi i të moshuarës në fjalë i ishte kthyer komentuesit që i shante gjyshen, por njëkohësisht ka kërcënuar rëndë edhe stafin e Dritare, se “përse i kanë intervistuar gjyshen”.

Pas kësaj, gazetarja Xhunga, jo vetëm që e ka denoncuar publikisht, por i ka dhënë edhe një leksion të mirë plot 14 minuta në një video të postuar në internet.

“Nuk dua t’i drejtohem me këtë ton një njeriu, sepse unë për qentë kam shumë respekt, por një njeri analfabet. Një kriminel i lindur, se s’mund të jetë ndryshe një njeri që shkruan me atë gjuhë. Dhe ky njeri mbron gjyshen, gjyshen që po e tallim ne. Kush po ta tall gjyshen ti more, por gjyshja jote është zonjë. Gjyshja jote di vërtet të flasë, dhe unë nuk e di se cila ishte gjyshja jote nga ato zonja. Nuk ka nevojë gjyshja jote për një analfabet si ti që ta mbrojë. Gjyshja jote di të flasë. Sepse gjyshet në këtë vend dinë të flasin. Niprit janë analfabet, janë kriminelë, nipërit po rriten pa kauza, nipërit vrasin për pesë lekë. Ndaj gjyshet nuk kanë nevojë fare për mbrojtjen e nipërve. Po të them që ke një rrugë shumë të shkurtër. Nuk po të kërcënoj, po parashikoj fatin e atyre si ti. Ty që guxove dhe fole me atë ton në Dritare Televizion. E turpshme, e poshtër! Nuk frikëson asnjë ti”, thotë ndër të tjera gazetarja Xhunga.

Ndiqeni të plotë më poshtë: