U kthye nga SHBA dhe mbolli arra kaliforniane në Lezhë, biznesmeni tregon “çelësin e suksesit”

Hysni Sula, shqiptari nga Kosova, që pas 30 vitesh vendosi të lërë SHBA-në dhe ndërtimin, për t’u kthyer në fermer në Nenshat të Lezhës, këtu ku ka mbjellë 100 hektarë tokë me arra kaliforniane.

“Daja i arrave” sikurse njihet ndryshe në zonë, na tregon se veç investimit në këtë fshat, e lidh dhe e mban fort dashamirësia dhe respekti që ka marrë nga njerëzit e kësaj zone duke bërë që edhe ditët e pleqërisë ti kalojë në Lezhë.

Gjatë 9-viteve ka hasur jo pak vështirësi, duke filluar që nga toka e cila ishte e pa punuar, por ai e gjeti motivimin për të vazhduar pikërisht te fshatarët që tashmë janë kthyer një familje e dytë për të.

Natyra, njerëzit punëtor e me tradita, por dhe rakia e mirë kanë bërë që ai ta dojë edhe më shumë Nenshatin.

Top Channel