Zgjedhjet në veri/ Vuçiç ‘shënjestron’ BE-në: Kjo ditë do të jetë turpi i Europës

SERBI-Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar këtë të premte zgjedhjet në veri të Kosovës, të cilat do të mbahen kësaj të diele më 23 prill. Vuçiç e cilëson këtë ditë si një ditë të tmerrshme për demokracinë dhe një ditë të vështirë për popullin serb.

Po ashtu në “shënjestren” e presidentit serb ishte dhe Bashkimi Europian. Sipas Vuçiç 23 prilli do të jetë një ditë turpi për Europën dhe QUINT-in.

Aleksandër VuçiçTë dielën në veri të Kosovës do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë dhe një ditë e vështirë për popullin serb, ditë në të cilën zyrtarisht do të shënohet turpi i Evropës dhe i botës për atë që organizuan. Ne kemi dhjetë vjet që marrim pjesë në zgjedhje dhe ju nuk e keni formuar Asociacionin. Do të jem shumë i hapur, ky është një turp për vendet e Quintpit. Do të bëjnë zgjedhje dhe do t’i pranojnë.

Po ashtu Alkesandër Vuçiç njoftoi se nuk ka më asnjë kandidat serb në asnjërën nga komunat në veri, pasi Jabllanoviç hoqi dorë nga pjesëmarrja sot në zgjedhje.

Aleksandër VuçiçJanë kandidatët e Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit, të cilët do të tërheqin votuesit që të arrijnë diku mbi katër për qind. Turp për të gjithë ata, gjithë Quinta, gjithë ata gënjeshtarë!

Situata në veri të Kosovës vijon të mbetet e tensionuar. Lista Serbe dhe partitë serbe në Kosovë kanë bojkotuar zgjedhjet që do të mbahen më 23 prill, këtë të dielë. Megjithatë Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se do ta njohin procesin pavarësisht mospjesmarrjese së serbëve në zgjedhje./Limit.al