VIDEOLAJM/ Deputetin serb e merr gjumi në seancë! Pamjet kur i ‘varet’ koka bën virale në rrjet

SERBI– Jemi mësuar që Kuvendin e Serbisë ta shikojmë si një arenë debatesh ku deputetët shpeshherë dhe me ngritje zëri, bojkote e bllokime foltoresh japin mesazhin e tyre. Por këtë premte një qasje krejt tjetër na vjen nga legjislativi serb.

 

Siç mund të shihet dhe në videon që u bë virale në rrjetet sociale, deputeti Borislav Kovaçeviç merr një sy gjumë ndërkohë që nënkryetarja e Kuvendit, Elvira Kovaç fliste. Në video shihet momenti kur Kovaçeviçm i “varet” koka dhe ia merr gjumit.

Kuvendi i Serbisë filloi këtë të premte zhvillimin e seancës së parë të rregullt, ku janë shqyrtuar gjithsej 28 pika të rendit të ditës.