Përbërësit për 4 persona: 150 gr misër konservë, 300 gr speca, 100 gr kastravecë, 70 gr selino, 60 gr qepë të njomë, 50 gr ullinj, 100 ml vaj ulliri ekstra i virgjër, 20 gr majdanoz i grirë, kripë, piper.
Përgatitja: Kulloni misrin dhe shpërlajeni me ujë të rrjedhshëm. Lani dhe pastroni të gjitha perimet dhe pritini në kubikë të vegjël, përveç qepëve që duhen prerë në fije të holla. Vendosni misrin, perimet e prera në copa dhe ullinjë në një tas sallate dhe hidhini sipër vaj ulliri të bollshëm. Rregullojeni me kripë e piper sipas dëshirës dhe mbulojeni sipër me majdanoz të grirë.
T’ju bëjë mirë! /Limit.al