Henley & Partners  përpiluan listën duke ndjekur shpenzimet e mbi 150,000 individëve me vlerë të lartë neto (HNWI) nga 97 qytete në mbarë botën. Firma u fokusua kryesisht tek individët e pasur me titujt e punës Themelues, Kryetar, CEO dhe Drejtor.

Në krye të listës së të pasurve këtë vit është qyteti i Nju Jorkut, qyteti i dytë është kryeqyteti i Japonisë, Tokio .

Zona e Gjirit të SHBA-së është e treta në listë, ndoshta falë punëtorëve të teknologjisë të paguar mirë në Silicon Valley. Këtë vit, vetëm një qytet evropian u rendit në dhjetë qytetet më të pasura siç është Londra. Shumica e listës dominohet nga qytetet në  SHBA dhe Kinë.

Këtu janë 10 qytetet më të pasura në botë sipas Henley & Partners:

New York

Tokio

Zona e Gjirit , SHBA

Londër

Singapor

Los Anxhelos

Hong Kong

Pekin

Shangai

Sidney

/rtsh.al-Limit.al