Fitoi miliona dollarë prej tij, ish ortaku i Kim Kardashian: “Si ma shkatërroi jetën ylli i reality-t”

Kim Kardashian ka arritur të ketê fansa nga e gjithë bota dhe ka ngritur “perandorinë” e saj të biznesit, por këtë mund ta ketë arritur duke “shkelur” mbi bashkëpunëtorët e saj.

Së fundmi një programues që ka punuar bashkë me të në aplikacionin e saj fitimprurës ‘Kimoji’ pretendon se ai është shkatërruar financiarisht dhe po jeton në makinën e tij. David Liebensohn dhe dy kolegë shpikën gamën e emoji-ve me temë Kardashian, e cila rezultoi në mijëra shkarkime në sekondë dhe aplikacioni supozohet se gjeneronte 1 milion dollarë në minutë.

Por ata nuk morën asnjë cent pasi marrëveshja e tyre u shkatërrua pas disa keqkuptimeve dhe Kim së bashku me avokatin e saj, Marty Singer nuk u dhanë atyre asnjë mundësi përveçse të largoheshin nga zhvillimi i Kimojit.

Liebensohn e paditi Kim-in për 300 milionë dollarë në vitin 2019 duke pretenduar se ajo i vodhi idenë. Por ekipi i Kardashian thotë se Liebensohn me dëshirë i ka hequr të gjitha të drejtat e aplikacionit, duke i dhënë Kimit pronësinë e plotë të Kimoji dhe vuri në dukje se pretendimet e tij kundër saj u refuzuan nga një gjykatës i Gjykatës së Lartë të Los Angeles.

Liebensohn dhe kolegët e tij fillimisht kishin rënë dakord për një marrëveshje me ekipin e Kardashian për një pjesë fitimi në Kimoji dhe një aplikacion kundër sulmeve kibernetike që ata kishin krijuar të quajtur CensorGram. Liebensohn thotë se ai u detyrua të tërhiqte padinë e tij prej 300 milionë dollarësh pasi tarifat e tij ligjore dolën jashtë kontrollit, së bashku me pjesën tjetër të jetës së tij.

Ai humbi shtëpinë e tij, biznesin e tij prej 2 milionë dollarësh dhe familjen e tij. Ai tani jeton në Toyota Prius-in e tij të vitit 2011 për të kursyer qiranë dhe bën dush në palestër. /Limit.al