Reklamimi në Facebook/ ‘Kryqëzohet’ Kovaçevski, gazetari: Mijëra euro në muaj shkojnë për fasadë

SHKUP– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski është vënë në ‘shënjestrën’ e mediave ditët e fundit në lidhje me shpenzimet për reklaminin e punë së qeverisë në rrjtetet sociale.

Drejtuesi televiziv Bogdan Ilievski përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook shkruan se paratë me të cilat disa njerëz shpenzojnë një muaj të tërë, Kovaçevski i shpenzon në një ditë për reklamim në rrjete sociale.

Ai ka bërë dhe një përllogaritje të këtyre shpenzimeve që sipas tij shkojnë në vlerën 9855 mijë eurove në muaj, një shifer që një maqedonasi të thjeshtë do i duhen një vit për ti fituar.

Paratë me të cilat disa njerëz shpenzojnë një muaj të tërë, e ai i shpenzon në një ditë për reklamim në Facebook. Të të them se është aq i mirë sa të gjithë e shohin dhe e dinë. 2452 euro për një javë, 9855 euro për një muaj, 23162 euro për tre muaj,“, shkruan Bogdan Ilievski.

POSTIMI I PLOTË:

Influencuesi juaj i preferuar ka shpenzuar 22.435 denarë në 24 orë (më 16 prill) për reklamim në Facebook, për t’ju bindur se është shumë i fortë, i gatshëm, i zgjuar, punëtor dhe i suksesshëm. 366 euro për një ditë. Paratë me të cilat disa njerëz shpenzojnë një muaj të tërë, e ai i shpenzon në një ditë për reklamim në Facebook. Të të them se është aq i mirë sa të gjithë e shohin dhe e dinë. 2452 euro për një javë, 9855 euro për një muaj, 23162 euro për tre muaj./Limit.al