Një film me “BBV2”? Ja çfarë projekti ka përgatitur Elvis Pupa!

Elvis Pupa ishte i eleminuari i spektaklit të së martës e ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulën. Visi foli për eksperiencën brenda shtëpisë dhe për planet e tij të ardhshme, ku përveç projekteve muzikore, Visi ka folur edhe për një film ku do të marrin pjesë disa nga banorët e “BBV2”.

Kam qeJf të bëjë një film, mund të ketë disa pjesë të shkurtra humoristike…po dhe këtë filmin e kam qejf, dua të rikthejë filmin e fundit që kam rregjistruar në Amerik në 2011, dua të bëj dyshin, po dua të bëhet këtu, dua një produksion të madh, shume veta nga shtëpia e “BBV2” kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e këtij produksioni…

Lorenci ka disa ditë që është larguar me vullnetin e tij nga shtëpia e “BBV2” ndërsa Vis Pupa është eleminuar në spektaklin e kësaj të marte. Ditën e sotme të dy djemtë kanë postuar një foto në Instagram ku shfaqen në një studio muzikore e duket se janë duke përgatitur ndonjë bashkëpunim muzikor./Shqip