Ky ekip do t’i krijojë të gjitha kushtet e nevojshme për qëndrimin e astronautëve në një ambient të përshtatshëm gjatë rrugëtimit drejt Marsit, ndërkohë që do të mblidhen edhe informacione për aktivitete të tjera atje.

Kelly Haston është përzgjedhur si drejtoreshë e këtij grupi, pasuar nga Ross Brockwell inxhinier fluturimi, Nathan Jones oficer i mjekësisë, Alyssa Shannon oficere e shkencës, Trevor Clark si anëtar i ekuipazhit rezervë dhe Anca Selariu, anëtare e ekuipazhit rezervë.

Nga ana tjetër, NASA ka nisur një mision për eksplorimin e hënës.

Nëpërmjet misionit Artemis, ky institucion shkencor do të zbarkojë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në Hënë nëpërmjet teknologjisë inovative./KOHA-Limit.al