‘Ka fyer pejgamberin’/ Dhunuesi i gazetarit Syla, kërkon ‘mëshirë’ në Gjykatë! ZBARDHET dëshmia

KOSOVË– Sulmi fizik ndaj gazetarit dhe analistit Valon Syla ka rrëmbyer vëmendjen e mediave dhe opinionit publik në Kosovë, të cilët e kanë cilësuar si një goditje ndaj fjalës së lirë. Ndërkohë që tre dhunuesit, Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani ndodhën në paraburgim, njëri prej tyre ka shfaqur pendesë para togave të zeza duke kërkuar “mëshirë”.

Bëhet fjalë për Lum Dërvishin, i cili ka thënë para trupës gjykuese se është ndjerë i penduar për atë që ka bërë dhe e ka cilësuar si një nxehje të momentit. Sipas tij ngjarja ka ndodhur pasi Syla ka fyer pejgamerinm.

Lum DërvishiE dhunuam për shkak se ka fyer pejgamberin a.s.

Të njëjtinj qëndrim si Dërvishi ka dhënë dhe Kenan Hasani, i cili ka deklaruar se sulmi fizik ndaj gazetarit Syla ka qenë i momentit dhe se nuk ka qenë i planifikuar apo diçka tjetër. Ndërsa vëllai i tij, Okan Hasani, ka deklaruar në gjykatë se nuk e pranon paraburgimin, pasi shton se nuk i kanë bërë rezistencë Policisë së Shtetit.

Okan HasaniDua të shtoj se nuk e pranoj paraburgimin e para se na nuk kena pas mu arratis por qysh ka ndodh rasti e shpjeguan edhe këta, na edhe mas rastit kena qarkullu lirshëm, i kena pa edhe lajmet edhe krejt dhe s’kena tentu mu arratisë ose diçka, masi na ka ardhë telefonata prej policisë s’kena rezistu, kena pranu kanë ardhë me na marrë.

Masën e paraburgimit e kanë kundërshtuar mbrojtësit e të dyshuarve, por Gjykata ka vendosur 1 muaj paraburgim ndaj tyre, masë kjo që do t’u zgjasë deri më 13 maj. Nëse shpallen fajtorë, ndaj tyre parashikohet dënim me burgim deri në 5 vjet.

Gazetari Valon Syla u sulmua nga tre personat pak ditë më parë afër mesnatës në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin tre islamikë fanatikë./Limit.al