Çpo ndodh?! Bastisen zyrat e KEK nga Krimet Ekonomike në Kosovë! Priten arrestime (REAGIMET)

KOSOVË– Hetues nga Departamenti i Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës, po bastisin zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Raportohet se kontrollet kanë të bëjnë me dyshimet për keqpërdorime për tenderin e një remonti të kaldajës në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”. Nuk ka ende asnjë informacion lidhur me rastin.

Ndërkohë në lidhje me kontrollet ka reaguar KEK-u. Përmes një deklarate për mediat Korporata Energjetike e Kosovës bën me dije se nuk kanë ende asnjë informacion zyrtar rreth arsyeve të kontrolleve nga ana e policisë. Në deklaratët thuhet më tej se KEK-u mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit.

DEKLARATA:

Lidhur me këtë, KEK si gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe.

Lidhur me kontrollet ka reaguar zyrtarisht dhe policia e Kosovës. Përmes një deklarate blutë e Kosovës kanë pohuar se po kryhen kontrolle por nuk kanë dhënë detaje.

NJOFTIMI:

Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë

Këtë të mërkurë Policia e Kosovës përkatësisht hetues nga Departamenti i Krimeve Ekonomike kanë bastisur zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Çështja ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime për tenderin e një remonti të kaldajës në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”. /Limit.al