Gurët në tëmth formohen më shpesh tek gratë, veçanërisht në moshat e kaluara. Shkak i tyre është jeta pa lëvizje, trup i dhjamosur, kapsllëku, çrregullimet e tretjes së ushqimeve, shtatzania, etj.

Shenjat që kuptojmë që kemi gurë në tëmth:

  • Rëndim në anën e djathtë të barkut.
  • Dhimbjet përhapen në drejtimin lart.
  •  Zverdhje
  • Dhimbje të forta në zonën kolike.

Sëmundja ka një ecuri të zgjatur. Me bllokimin e kanalit në fshikëzën e mëlçisë, tëmthi kalon në gjak dhe personi zverdhet, megjithatë tëmthi ndihmon në tretjen e ushqimeve. Ai përmban substanca helmuese, prandaj kalimi i tij në gjak është shumë i dëmshëm. Gurët që nuk shkaktojnë dëme apo shqetësime të tjera duhen të mjekohen në mënyrë konservative, kurse gurët e mëdhenj kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale. Të ndalohen yndyrnat, vezët, pastat, mishi i derrit, majoneza, kafeja, alkooli. Këshillohet dieta me ushqime të lehta si: 1 lugë vaj ulliri në ditë, gjalp i freskët 60 gr në 24 orë, kos, qumësht, çaj kamomili, fruta, zarzavate të ziera.

  •   Merrni 15 gr mustaqe misri, bishta qershie, po aq edhe bimë barate, si dhe 10 gr fruta boronice. Zieni 500 gr ujë. Hidhini në momentin e valimit dhe i lini të ziejnë 15 min. Lihet në qetësi 2-3 orë dhe pihet 3 herë nga 1 gotë para buke dhe pa sheqer.
  • Merrni një litër nga lëngu i lakrave(turshi), 300 gr vaj ulliri dhe lëngun e shtrydhur gë 4 kokrrave limoni. Ato përzihen mirë dhe lihen të mbuluar për 5 orë. Pastaj, çdo 30 min pini nga një gjys gote. 24 orë pas pirjes së lëngut, i sëmuri nuk ha e pi, duke vazhduar përsëri derisa masa e pregatitur të harxhohet. Kjo kurë bëhet vetëm një ditë.
  • Edhe Këlmuthi gjembar ka dhënë rezultate të mira në shkrirjen e gurëve të vegjël të tëmthit. Merrni 1-2 lugë kafeje, 1 gotë ujë dhe zijeni për 5-10 min. Pijeni 1-2 gota esëll, por duhet të jetë i ngrohtë para përdorimit. Kura vazhdon 1 muaj rrjesht.
  • Lule Ajka ka dhënë rezultate të mira për tretjen e gurëve të vegjël në tëmth dhe për të shtuar rrjedhën e tëmthit. Merrni 1 lugë kafeje me bimën e larë dhe të grimcuar. Hidheni në një enë dhe shtoni 1 gotë ujë të sapovaluar, duke e zier për 5 min. Ena mbulohet me kapak për 15 min. Kullohet dhe pihet 3 herë nga 1 gotë në ditë para buke, për 10 ditë rradhazi. /Limit.al