“Për çfarë i bëni fëmijët”, u kritikua për mënyrën si po e rrit të birin, Klea Huta u përgjigjet ashpër ndjekësve

Personazhet e njohur janë përgjithësisht më të ekspozuar ndaj komenteve negative dhe mesazheve ofenduese në rrjetet sociale dhe kjo ka ndodhur edhe me Klea Hutën. Moderatorja dhe këngëtarja së fundmi është kritikuar ashpër nga ndjekëset të cilat e akuzojnë se nuk po e rrit siç duhet djalin e saj, për shkak se nuk i ka hequr ende pelenën edhe pse i vogli s’ka mbushur akoma tre vjeç.

Klea i është përgjigjur “me të njëjtën monedhë” duke i quajtur shtazore ndërsa ka thënë se djali i saj do ta heqë pelenën kur të ndihet gati.

Debati nisi përpara 2 ditësh pasi në një video moderatorja dukej se ndërronte me pak vështirësi pelenen e djali. Komentuesit nisën ta kritikonin ashpër rreth mënyrës sesi moderatorja po rrit Kridin dhe këtë mund ta shohim në komente si:

“Për çfarë i bëni fëmijët, s’e kuptoj, kur përtoni t’i mësoni?! Çohu o grua natën e ditën e çoje fëmijën në tualet se gjynah,”- thotë njëri prej tyre.

“Të drejtë ka komentuesja për Zotin. Nuk është aspak normale që fëmija të jetë me pelena në atë moshë,”-mendonte një i dytë.

Përveç gjykimit nga audienca, Klea ndau dhe foto të mesazheve private që i kishin ardhur ku njerëzit e ofendonin, duke shkuar kështu në një tjetër nivel. Kështu Klea mendoi të dilte me një deklaratë publike në “InstaStory”.

“Mua më vjen keq për këta njerëz. As më ndikojnë fare në mënyrën si dua ta rris Kridin e se si dua që të edukohet. Jam e lumtur që ka një komunitet shumë më të gjerë që më shkruajnë – jo që më mbështesin, sepse nuk kam nevojë për mbështetje në këtë pikë se për fëmijën e di unë sesi i bëj gjërat dhe çfarë është më e mira për të, por jam e lumtur që ka njerëz që kanë avancuar, që i rrisin fëmijët jo me dhunë dhe trauma. Që i rrisin fëmijët duke i mësuar që t’i bëjnë gjërat kur fëmija të jetë gati, jo kur duan prindërit,”-u shpreh moderatorja./Limit.al