Në Melburn të Australisë, lokali i njohur si “Proud Mary” sapo ka blerë më pak se gjysmë kilogramë nga kafja më e shtrenjtë në botë, me vlerë të përgjithshme 2 mijë dollarë, pak a shumë 150 dollarë filxhani.

Varianti i kafes është ai i quajtur “Black Jaguar”, i kultivuar në rajonin e Chirigui të Panamasë, dhe ka një kosto rreth 50 herë më të lartë se kafja tradicionale.

Kafja e tipit Geisha shndërrohet në “Black Jaguar” pas një teknike të pjekjes së ngadaltë, më e gjatë se normalja por pa e djegur atë. Arrihet një kafe e ëmbël dhe e errët që nuk është e hidhur, por ka një shije të mrekullueshme dhe të plotë.

“Ka diçka që të bën të hidhesh përpjetë tek kjo kafe, është speciale në shije”,- thotë pronari i “Proud Mary” që disponon një sasi vetëm për 22 gota./A2CNN-Limit.al