E RËNDË/ Ishin në oborrin e shkollës, 2 të mitur goditen nga rryma elektrike në Prishtinë

KOSOVË– Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë në Prishtinë. Raportohet se dy fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi janë goditur nga rryma elwktrike në oborrin e shkollës “Faik Konica”.

Përmes një deklarate për media policia bën me dije se dy të miturit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Blutë e Prushtinës bëjnë me dije se për hetimin e ngjarjrs është ngritur një grup hetimor. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes që fatmirësisht nuk përfundoi në fatalitet për dy të miturit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush  në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor.