‘E tërheq mbrapsht gjithçka që kam thënë’

Poezi nga Nicanor Parra

Para se t’përshëndetem

kam të drejtë me e shprehë nji dëshirë t’fundit:

Lexues bujar

…………………………. digje kët’ libër

nuk tregon at’ që doja me thanë.

Edhe pse qe shkrue me gjak,

nuk tregon at’ që doja me thanë.

Gjendja ime nuk mundet me qenë ma e trishtë,

u munda prej hijes sime:

fjalët morën hak n’mu’.

Falëm lexues

lexues miqësor

që s’mundem me u përshëndetë me ty

me nji përqafim t’ngrohtë:

Por po t’them lamtumirë

me nji buzëqeshje t’detyrueme e të trishtë.

Ka gjasë që s’jam ma tepër se kaq,

por dëgjoji fjalët e mia të fundit:

E tërheq mbrapsht gjithçka që kam thanë.

Me hidhërimin ma të madh n’botë,

e tërheq mbrapsht gjithçka që kam thanë.