Dhuna në familje nuk ka të ndalur, dy të arrestuar në Tiranë

Dhuna brenda familjes nuk ndalet në vend, që vijon të jetë një fenomen tepër shqetësues dhe i përditshëm në shoqërinë tonë.

Gjatë orëve të fundit, në Tiranë janë vënë në prangat e Policisë dy persona, të cilët akuzohen për ushtrim të dhunës brenda familjes.

Sipas uniformave blu të kryeqytetit, një 49-vjeçar është arrestuar në Kodër Kamëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, një 30 vjeçar është arrestuar nga efektivët e Komisariatit nr.6, pasi akuzohet për dhunë të ushtruar ndaj babait të tij, ndërsa ka nisur procedimi penal edhe për vëllain e tij, pasi qëlloi me grusht 30-vjeçarin.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. I., 49 vjeç, banues në Kodër Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. G., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori për vëllanë e tij, shtetasin Xh. G., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi shtetasi A. G. ka ushtruar dhunë ndaj babait të tyre, ndërsa shtetasi Xh. G. ka goditur me grusht, shtetasin A. G./Limit.al