KOSOVË– Hoxha Mazllam Mazllami ka reaguar këtë të hënë në lidhje me vidoen që qarkulloi në internet disa kohë më parë ku ai shfaqej duke duke sharë flamurin kombëtar shqiptar. Ai ka kërkuar ndjesë pas kritikave të shumta që ‘pushtuan’ rrjetin ku qytetarët të shumtë e quajtën të papranueshëm një reagim të tillë.
Në një intervistë për Euronews Albania hoxha që u kthye sërish në vëmendjen e rrjeteve sociale pas dhuratës luksoze që mori nga disa besimtarë me rastin e daljes në pension ka deklaruar që video që qarkulloi dje në media, ku ai shfaqej duke sharë flamurin dhe duke e quajtur “leckë” është e vjetër dhe kërkoi ndjesë.
Mazllam Mazllami: Këtu ka një keqkuptim. Kjo video është inçizuar më herët. Flamuri sipas fjalëve të mia është një bezë që në të është e vizatuar shqiponja. Nuk ishte qëllimi për të përdhosur dhe nënçmuar flamurin, diçka që prindërit tanë e kanë ngritur përpara 110 viteve në Vlorë. Kush jam unë për ta përdhosur një gjë të tillë. Është shumë gabim t’i lexoni gjërat mbrapsht. Leckë u përdor për të treguar një bezë në të cilën është vizatuar flamurin. Edhe unë jam shqiptar. Unë kam dashur të them se ne nuk e adhurojmë flamurin. Është bërë zhurmë gazetareske.
Deklaratën e tij për median ai e mbylli duke kërkuar sërish ndjesë. Ai tha se ai s’është askushi që të denigrojë simbolin kombëtar të shqiptarëve.
Mazllam Mazllami: Nëse është keqkuptuar kështu, unë njeri jam, edhe unë gaboj, kështu që i kërkoj falje opinionit.
Hoxha Mzllam Mazllami u bë i njohur së fudmi në rrjetet sociale pasi ‘xhemati’ i dhuroi një Mercedes luksoz me rastin e daljes në pension, veprim që u kritikua shumë nga besimtarët dhe qytetarët. Një reagim të fortë në lidhje me dhuratën e shtrenjtë bëri dhe gazetari Valon Syla, i cili me ironi në një shkrim të publikuar në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ e quajti ‘Mulla Mercedesi’. Ky i fundit u dhunua pak ditë më parë sapo doli nga një emision ku ishte i ftuar./Limit.al