Leonardo Di Caprio “fiksohet” me modelet, pas Gigi Hadid fotografohet me ish-in e Ronaldos

Dihet “debulesa” e Leo Di Caprios për vajzat shumë të reja në moshë, e po ashtu dihet edhe fiksimi i tij për top modelet. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur ylli i kinematografisë u fotografua me Gigi Hadid, e madje për këtë lidhje u pyetën disa herë nga gazetarët familjarët e modeles, të cilët nuk mohuan asgjë.

Por aktori ka suprozuar sërish pasi u fotografua me Irina Shayk gjatë fundjavës në Coachella. Aktori fitues i Oskarit dhe Shayk morën pjesë në karnavalin Neon të Levi dhe Tequila Don Julio të shtunën vonë dhe festuan deri të dielën herët, megjithatë e pranishme me grupin ishte edhe modelja Stella Maxwell, e cila është një mike e gjatë e DiCaprios.

Modelja ruse nga ana tjetër i dha fund çdo thashethemi për pajtim mes saj dhe Bradley Cooper. Shayk për herë të fundit u lidh publikisht me Cooper, me të cilin ka vajzën 6-vjeçare Lea De Seine Shayk Cooper.

Ish-çifti u nda në vitin 2019 pas katër vitesh lidhje, por burimet thanë se dyshja dëshironin një fëmijë të dytë pasi shkuan në një udhëtim familjar së bashku.

Cooper, 48 vjeç, mendohet se ndjeu të njëjtën gjë dhe u pajtua me dëshirën e ish-it të tij. Megjithatë, foshnja nr. 2 nuk u realizua, por ata mbeten miq dhe të përkushtuar ndaj bashkë-prindërimit të vajzës së tyre./ Limit.al