Të gjithë dimë se pulat bëjnë vezë me ngjyrë të bardhë dhe bezhë. Por a e dini se pulat bëjnë edhe vezë shumëngjyrëshe? Sipas Organizatës Jo-Fitimprurëse, Avizculture Europe, pulat që i përkasin racës Araucana, bëjnë vezë ngjyrë blu, jeshile, rozë dhe lejla.

Sigurisht, kur themi se bëjnë vezë shumëngjyrëshe, mos imagjinoni se duken si ato që ngjyrosim për Pashkë. Ngjyrat nuk janë të theksuara. Raca Araucana është hibrid i dy racave të Amerikës së Jugut, Collonca, e cila bën vezë blu dhe Quetro, e cila bën vezë rozë-kafe.

Pulat Araucana janë zakonisht zogj të përmasave të mesme me ose pa bisht dhe kanë një tufë puplash si vathë afër veshëve. Karakteristika e tyre kryesore, janë vezët jeshile, për të cilat thuhet se kanë kolesterol të ulët./OraNews-Limit.al