Arbëri tregon çfarē ka ndodhur mes tij dhe Efit që e ka zemëruar banoren e BB

Debate të forta ka patur mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother Vip, ku sërish opinionistët janë përplasur me Efin.
Zhaklin Lekatari e quajti banoren lojtare të dobët dhe i bëri presion të dilte nga shtëpia, e më pas Arbëri tha se Efi “aq di, aq bën”.

Në debat ndêrhyu Arbana, e cila u përpoq të zbuste tonet, por Arbëri vendosi të tregonte në një moment që nuk pritej, arsyen e hatërmbetjes me Efin.

“Më ftoi në ditëlindje dhe nuk i shkova. Nuk shkoja dot se isha në emision”, tha Arbër Hajdari gjatë spektaklit.

Kujtojmë se pak ditë para rikthimit në BBV, Efi festoi 27 vjetorin e lindjes në një festë gjigante me miq e personazhe publik, por as Arbëri dhe as Zhaklina nuk ishin të pranishëm.