Ballina Kulinari Pene me brokoli, rikota dhe spinaq

Pene me brokoli, rikota dhe spinaq

Përbërësit: 100 gr pene, 1 thelbi hurdhër, 20 gr brokoli, 20 ml vaj ulliri, 20 gr spinaq, 40 gr rikota.

Përgatitja: Në fillim vendosim penet të ziejnë ku më pas marrim një thelbi hurdhër e pastrojmë dhe e grijmë imët. Marrim një tigan ku hedhim vaj ulliri dhe më pas thelbin e hurdhrës, spinaqin e freskët, brokolin që kemi zier më parë me rikota dhe ujin e peneve. Pasi të jetë bërë një masë kompakte hedhim penet. Penet janë gati për ti vendosur në pjatë duke i dekoraur sipër sipas dëshirës majdanoz.

T’ju bëjë mirë! /Limit.al