Prodhuesit shqiptarë do të marrin pjesë në Panairin “Slow Food” 2023 në Shtutgart, Gjermani. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë, Frida Krifca, e cila ka publikuar dhe foto në faqen e saj në Facebook nga mbërritja e prodhuesve shqiptarë në këtë Panair.

“Sapo mbërritëm në Stuttgart, Gjermani së bashku me 11 prodhues anëtarë të lëvizjes Slow Food në Panairin “Slow Food” 2023. I bashkohem me kënaqësi këtij grupimi promovues të eksportojmë ushqimin si pasaportë e rëndësishme e traditës, cilësisë, shijes dhe ritualeve të territoreve tona më të thella të Shqipërisë”, shkruan Krifca.

https://www.facebook.com/reel/2752368188232009?fs=e&s=TIeQ9V&mibextid=DoDoxx