Krimi horror në Pejë/ Del para gjykatës i riu që i preu kokën nënës, dëshmia: Ndërhyri në punët e mia

PEJË-Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi makabër që tronditi Pejën një natë më parë ku djali pasi vrau me thikë nënën, i këputi asaj kokën dhe i piu gjakun. Ndërkohë autori i ngjrjes i identifikuar si Urim Hyseni ka dalë këtë të shtunë para togave të zeza ku ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me krimin horror që tronditi mbarë opinionin publik mbrëmjen e së premtes.

Dalja e tij para gjykatës u bë pas një vlerësimi psikologjik nga psikiatri, i cili dha dhe “OK” për paraqitjen e tij në sallë.

Mësohet se para trupës gjykuese Urim Hyseni ka deklaruar se aktin e rëndë e kreu pasi nëna e tij ndërhynte vazhdimisht në çështjet e tij personale. Kjo e ka acaruar atë deri në veprimin ekstrem të një nate më parë.

Hyseni rezulton se ka qenë i martuar më parë me një vajzë nga Gjakova por për shkak të probleme të shumta që erdhën nga martesa e tyre ata ishin ndarë. Për ndarjen e tij nga bashkëshortja ai akuzonte nënën e tij si fajtore.

Urim Hyseni jetonte prej pesë vitesh në shtetin gjerman dhe mësohet se ai kishte ardhur përkohësisht për një vizitë në familjen e tij në Pejë. Askush nuk e priste që vizita e tij do të ishte dhe fundi i jetës për gruan e familjes, e cila nuk e priste që i biri do i merte jetën./Limit.al