Gjëja e gjykuar është Interes publik

Nga Ylli Manjani
Ajo që thotë publikisht avokati i Stela Gugalles është ngjarje e rëndë për drejtësinë, kushtetutshmërinë dhe sigurinë ligjore në këtë vend.
Me pak fjalë, avokati Klodian Skenderi thotë se çështja që ka ngritur SPAK kundër Stela Gullalles dhe kompanisë së saj, në themel dhe në detaj është gjykuar më parë nga gjykata e Elbasanit. Vendimi i kësaj të fundit është i formës së prerë.
I kam lexuar të dyja aktet dhe fatkeqsisht është e vërtetë.
Të nisësh një cështje dhe më keq akoma të ngresh një akuzë zyrtare ndaj të njëjtit person me të njëtjat fakte, për të njëjtën ngjarje dhe mbi të njëjtat pretendime ËSHTË E NDALUAR.
E ndalon Kushtetuta e Republikës; Konventa Europiane e të drejtave të Njeriut; legjislacioni penal në Shqipëri.
Në 2000 vitet e fundit ka qenë e ndaluar gjykimi për herë të dytë i të njëjtit person për të njëjtin fakt.
Gjykimi për së dyti lejohet vetëm nëse ka një fakt të ri i cili çon në një akuzë të re ose në pafajsi.
Po të gjykosh një gjë të gjykuar më parë NUK LEJOHET!
Po të lejohej kjo, bota do ishte bërë kuplara.
Ndaj e konsideroj një ngjarje të rëndë akuzën e përsëritur, pasi është gjykuar më parë, ndaj Stela Gugalles.
Deklarimet e avokatit të saj meritojnë vemendje publike dhe jo injorim.
SPAK po e bën standard sjelle këtë gjë për fat të keq. Ka edhe çështje të tjera aty që janë gjykuar më parë nga institucionet Kushtetuese në vend…
Kujdes!
Kjo sjellje përbën rrezikshmëri publike!
E kuptoj dëshirën publike për të përçunduar Stela Gugallen (pjesë e drejtësisë popullore kjo), por nesër do jesh ti Stela e radhës.
Ndaj kujdes!
***
Meqë disa e kanë merak vendin se ku duhen thënë mendimet, ja po i them këtu në murin elektronik.
Por,do ti them ku të më teket mua në vijim.
Me rëndësi është të kuptojmë rrezikun që i kanoset publikut nga dalja e drejtësisë prej shtratit Kushtetues dhe ligjor.
Më në fund, kush të dojë le të mos jetë dakord me mua,le të kritikojë e madje edhe të debatojë mbi këtë konstatim të frikshëm. Por para se ta bëni këtë gjë ju lutem lexoni më parë:
1. Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut,specifikisht protokollin 4.
2. Kushtetutën e Shqipërisë.
3. Kodin e Procedurës Penale.
4. Vendimin e gjykatës së Elbasanit dhe krahasojeni me akuzën e sotme të SPAK.
Pastaj debatojmë sa të doni./Limit.al