Sëmundjet e zemrës janë të shumta dhe të ndryshme. Disa prej tyre i shkaktojnë të sëmurit jo vetëm vuajtje të shumta, por edhe vdekjen. Diagnoza e sëmundjes mund të vihet vetëm nëpërmjet mjekut specialist, ku aty merret një diagnostikim i rregullt dhe i saktë. Specialisti amerikan i zemrës Dr. Andel Eis thotë: “ Të konsumosh 2 kokra mollë në ditë, do të thotë të pengosh gëlqerosjen e enëve të gjakut, sepse aciditeti i mollës ul nivelin e kolesterinës në gjak, duke penguar edhe infraktin e miokardit”. Disa sëmundje të zemrës shoqërohen me ënjtje të këmbëve, të barkut dhe të mëlçisë, ndryshime në funksionin e veshkave, rritjen e presionit arterial, etj.

  • Jo pa qëllim molla quhet edhe “fruti i artë”, sepse ajo jo vetëm shëron sëmundjet e gjakut, por edhe uljen e tensionit të lartë të gjakut, për arteriosklerozën, për sëmundjet vaskulare etj. Sipas shumë kardiologëve molla ka veprim të dyfishtë: e para, çliron nga yndyrnat; e dyta, forcon arteriet e trupit. Molla është një frut i pazëvendësueshëm dhe i pasur me vitamina A, B, C. Përmban kripërat minerale: Kalium(K), Calcium(Ca), Magnezium(Mg), Silicium(Si), Hekur(Fe), Acid Fosforik(H3, PO4).
  • Për zemrën e sëmurë dhe tensionin e lartë të gjakut është mirë të konsumoni nga 1-2 gr në ditë vaj peshku i koncentruar, sepse në masën 50% eleminon infraktin e miokardit, trompozën dhe ul tensionin e lartë të gjakut, sepse përmban Omega 3, acide të pangopura, që nuk zëvendësohen nëpërmjet ushqimeve të përditshme.
  • Merrni 1 dorë të plotë të Rozmarinës së thatë ose të njomë dhe grimcojeni. Pjesa e thërmuar futet në një shishe 1 litërshe, me 1 litër verë të bardhë. Shishja qëndron e mbuluar 24 orë. Pastaj lëngu kullohet dhe pihet 1 lugë kafeje 2 herë në ditë pas ushqimit, në drekë dhe në darkë.
  • Livandulja ose Trumza e butë. Zieni 2 litra ujë. Në momentin e valimit, hidhni 20-25 lugë çaj me bimë. E lëmë mbi 30 min në qetësi. E kullojmë dhe pihet nga 1 gotë në 2 ditë.
  • Murrizi. 20 gr lule ose fruta të grimcuara hidhen në një shishe ku shtohen 100 gr alkool 60°. E lëmë për 10 ditë dhe e kullojmë. Pihet 3 herë në ditë 20-25 pika me pak ujë.

//Limit.al