‘Jam si në shtëpinë time’/ Rama i dhuron Abazoviç ‘Çelësin e Prishtinës’

KOSOVË– Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka pritur këtë të premte kryeministrin në detyrë të Malit të Zi Dritan Abazoviç. Ky i fundit po zhvillon një vizitë zyrtare në Prishtinë ku është takuar me krerët më të lartë të vendit.

Gjatë takimit të zhvilluar qytetari i parë i Prishtinës në shenjë nderimi i dhuroi “Çelësin e kryeqytetit”, kreut të ekzekutivit të Malit të Zi Dritan Abazoviç. Gjatë fjalës së tij Rama tha se është i nderuar që ta pres në vizitën e tij të parë në Prishtinë, kryeministrin Abazoviç.

Kryekomunari u shpreh se këtë Çelës po ia dhuron si simbolik që Abazoviq ta ndjejë veten si në shtëpinë e tij, si dhe siç u shpreh Rama të lidh më shumë dy shtetet.

Përparim RamaNa keni nderu me vizitën tuaj në kryeqytet, prandaj dëshirojmë të ju dhurojmë Çelësin e Prishtinës, kjo është shtëpia juaj dhe jeni të mirëseardhur kurdoherë. Shpresoj që ky Çelës të lidhë shtetet tona edhe më shumë, pra Kosovën me Malin e Zi. Po ashtu edhe personalisht për ju që ta ndjeni veten si në shtëpinë e juaj.

Ndërsa kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, gjatë fjalës së tij tha se e ndjen veten si në shtëpinë e tij.

Dritan AbazoviçFalënderoj kryetarin e Prishtinës. Ky Çelës është simbolik që të bëhem qytetar i Prishtinës dhe me të vërtetë e ndjejë veten si në shtëpinë time.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka nisur këtë të premte një vizitë zyrtare në Kosovë. Fillimisht ai është takuar me homologun e tij Albin Kurti me të cilin nëshkruan dhe marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës./Limit.al