Mund t’ju duket e habitshme se si mund të përgatiten biskotat me spec. Ne sot do t’ju mësojmë recetën e këtyre biskotave kaq të shijshme për një të premte mbasdite.

Përbërësit: 165 gr gjalp, 170 gr miell, 20 gr mjalt, 1 gr spec djegës, 1 gr krip, 4 gr kanellë, 85 gr sheqer, 90 gr pepit(çokollata të vogla), 1 e verdhë veze.

Përgatitja: Peshojmë lëndën e parë dhe e hedhim në mikser për ta rrahur me fletën e mikserit gjalpin dhe sheqerin për dy minuta. Më pas shtojmë vezën dhe mjaltin. Sitim miellin dhe në të shtojmë kripën, kanellën, çokollatën dhe specin djegës. Përziejmë masat të gjitha bashkë dhe i hedhim në mikser dalëngadalë. Biskotën e shtrydhim me lugë akulloreje dhe e pjekim në temperaturën 170 gradë për 15 minuta.

T’ju bëjë mirë!

//Limit.al