Vuçiç takon përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë: Mos merrni pjesë në zgjedhje! Kurti përgjegjës për ngjarjet në veri

KOSOVË– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç po zhvillon në Rashkë një takim me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve Vuçiç foli për situatën politike dhe zgjedhjet e paralajmëruara në katër komunate veriut, ku sipas tij po mbahen dhe pse Beogradi ka kërkuar që fillimisht të formohet Asosacioni në mënyrë që serbët të kthehen në institucione.

Aleksandër VuçiçNuk u shkon mendja të formojnë ZSO. Dhe pastaj ata thanë, ata kanë thënë për javë të tëra, se do të më shpallnin fajtor nëse zgjedhjet do të prisheshin. Ju lutem imagjinoni, është e rëndësishme që njerëzit ta dinë, sepse jam i sigurt se as disa ministra nuk e dinë, a e dini se kush ka aplikuar për zgjedhje. Aplikoi Vetëvendosje, PDK në Mitrovicë. Pra partia e Thaçit dhe e Kurtit. Dhe tani, në bazë të katër për qind të tyre, sa prej tyre jetojnë në veri të Mitrovicës, jo në thelb, por në dukje, do ta sigurojnë që Kurti të jetë kryetar i Mitrovicës.

Vuçiç u bëri thirrje qytetarëve serbë në Kosovë që të mos marrin pjesë në zgjedhje duke thënë se në këto zgjedhje po kandidon partia e Thaçit dhe Veselit. Gjatë takimit me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë, garantoi se Serbia do të financonte një vlerë prej 28 milionë eurosh në ndihmë të komunitetit serb në Kosovë.

Aleksandër VuçiçNë total janë 28 milionë euro, përveç gjithçka tjetër që kemi vendosur deri më tani dhe këto burime financiare janë në dispozicionin e juaj menjëherë. Këto janë gjëra me rëndësi jetike dhe do ta mbrojnë popullin tonë në Kosovë.

I ndalur tek tensionet e fundit të regjistruara në veri të Kosovës pas plagosjes së një qytetari serb, Vuçiç bëri përgjegjës kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për këto situata që ai i cilëson si të shëmtuara.

Aleksandër Vuçiç:Kemi parë te njerëzit në Kosovë që janë të frikësuar. E dimë që ata nuk janë frikacakë. Por, ne po përpiqemi të tregohemi konstruktivë që ta ruajmë paqen. Kurti është angazhuar çdo ditë që të ndodhin gjëra të shëmtuara, incidente. Por, nuk është incident kur shtini në njeriun që ta vrisn./Limit.al